Jeremia

Kapitull: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52


Kapitull 24

1 Zoti më tregoi dy kosha me fiq të vendosur përpara tempullit të Zotit, mbas çuarjes në robëri prej Jeruzalemit nga Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, të Jekoniahut, birit të Jehojakimit, mbret i
2 Një nga koshat përmbante fiq shumë të mirë, fiq të dorës së parë, ndërsa koshi tjetër përmbante fiq shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të haheshin.
3 Atëherë Zoti më tha: "Çfarë po shikon, Jeremia?". Unë u përgjigja: "Fiqtë; fiqtë e mirë janë shumë më të mirë, ndërsa ata të këqij janë shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të hahen.
4 Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
5 "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit. Ashtu si këta fiq janë të mirë, kështu do të kujdesem për ata të Judës që u çuan në robëri, që unë i përzura nga ky vend në vendin e Kaldeasve për të mirën e tyre.
6 Unë do t'i hedh me dashamirësi sytë e mi mbi ta dhe do t'i sjell përsëri në këtë vend, do të bëj të begatohen dhe nuk do t'i shkatërroj më, do t'i mbjell dhe nuk do t'i çrrënjos më.
7 Do t'u jap një zemër për të më njohur mua që jam Zoti; ata do të jenë populli im dhe unë Perëndia i tyre, sepse do të kthehen tek unë me gjithë zemër.
8 Ashtu si këta fiq të këqij, madje aq të këqij sa nuk mund të hahen", kështu thotë Zoti, "në të njëjtën mënyrë do të braktis Sedekian, mbretin e Judës, princat e tij dhe kusurin e Jeruzalemit që do të mbetet në këtë vend dhe ata që banojnë në vendin e Egjiptit.
9 Do t'i braktis me qëllim që t'i trajtojnë keq dhe t'i mundojnë në të gjitha mbretëritë e tokës, dhe do të bëhen turpi, gazi, sarkazmi dhe mallkim në të gjitha vendet ku do t'i shpërndaj.
10 Do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë dhe murtajën, deri sa të shkatërrohen plotësisht në tokën që u kisha dhënë atyre dhe etërve të tyre".